Shqipëria
Shqiptarët punojnë më shumë e paguhen më pak
Të dhënat e INSTAT tregojnë se shqiptarët punojnë më gjatë se të gjithë në Evropë
Në Bashkimin Evropian, në vitin 2023, personat e aftë për punë, të moshës 20–64 vjeç, punonin mesatarisht 36.1 orë në javë, sipas Eurostat. Ky numër i referohet orëve që njerëzit kanë punuar realisht në punën e tyre kryesore gjatë javës së referencës.
Orari mesatar i punës në javë ndryshon ndërmjet vendeve të BE-së. Javën më të gjatë të punës e kanë Greqia (39.8 orë), Rumania (39.5), Polonia (39.3) dhe Bullgaria (39.0). Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0), shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se shqiptarët punojnë më gjatë se të gjithë në Evropë. Për vitin 2023, të punësuarit me pagë punonin mesatarisht 43.7 orë në javë, ose 7.6 orë më shumë se mesatarja evropiane. Orët më të gjata janë në prodhim (46.5), bujqësi (44.8) e ndërtim (45.6), dhe më të ulëta në administratë (40).
Pas Shqipërisë renditet Turqia me 43.1 orë. Ballkani përgjithësisht punon më gjatë: në Mal të Zi punonjësit janë në punë 42.8 orë në javë, në Serbi 41.3, në Bosnjë 41.2 dhe në Maqedoninë e Veriut gati 40 orë. Ndonëse shqiptarët rrinë më gjatë në punë, ata paguhen më pak se të gjithë, pasi paga minimale dhe ajo mesatare janë më të ulëta në rajon (nuk ka të dhëna për Kosovën).
Në BE, në vitin 2023, 37.1 % e të punësuarve punonin mesatarisht ndërmjet 40 dhe 44.5 orë në javë, ndërsa vetëm 7.1 % regjistronin më pak se 20 orë punë në javë në punën kryesore. Diapazoni 40–44.5 orë përfaqëson pjesën më të madhe të të punësuarve në shumicën e vendeve – me përjashtim të Irlandës, Finlandës, Belgjikës, Francës dhe Danimarkës, ku pjesa më e madhe e të punësuarve ishte në intervalin 35–39.5 orë mesatare pune në javë.
Po i njëjti interval (40–44.5 orë) tregon edhe dallimet më të mëdha midis vendeve: përqindjet më të larta u regjistruan në Bullgari (82.2 %), Rumani (80.2 %) dhe Letoni (77.7 %), ndërsa më të ulëta në Belgjikë (16.1 %), Francë (13.3 %) dhe Danimarkë (10.6 %).
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës













