Shqipëria
Zgjedhjet në Shqipëri, mbërrijnë rreth 130 mijë zarfe me votat e diasporës
Kur ka mbetur edhe një javë deri në përfundim të procesit të votimit për diasporën shqiptare në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se tashmë në vend janë kthyer gjysma e zarfeve nga diaspora që ka marrë pjesë në këtë proces, shkruan albinfo.ch.
“Më shumë se gjysma e zarfeve të votimit nga jashtë vendit janë kthyer tashmë në KQZ, duke dëshmuar angazhimin dhe vullnetin e diasporës shqiptare për të marrë pjesë në këtë proces historik, për herë të parë,” ka shkruar të premten Ilirjan Celibashi, kryesues i KQZ-së në Shqipëri.
Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e këtij institucioni, nga 245,935 zarfe të dërguara në diasporë, 129,139 zarfe kanë mbërritur në KQZ dhe përmbajnë votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












