Shkurt.ch
Deputetja e FDP-së mund të paditet për shkelje të sekretit zyrtar
Deputetja nga radhët e Partisë Liberale të Zvicrës (FDP) politikania e njohur Christa Markwalder, e cila është edhe nënkryetare e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës mund të ballafaqohet me ndjekje penale. Asaj i kanoset akuza për shkelje të fshehetësisë zyrtare ose për dhënie të ndaluar të informatave të karakterit sekret (të shërbimit inteligjent) në favor të një shteti tjetër..
Në Komisionin për Politikë të Jashtme, dokumentet e besueshme të të cilit Markwalder ia ka përcjellë një lobisteje, po përgatiten hapat përkatës të sqarimit të rolit të saj.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për gazetën “SonntagsZeitung” edhe anäteri i këtij komisioni, deputeti i SVP-së, Christof Mörgeli.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme Carlo Sommaruga nga Partia Socialdemokrate ka thënë për gazetën “NZZ am Sonntag” se këtë problem do ta vendosë në rend të ditës.
Markwalder është vënë javëve të fundit në thumb të kritikës për informatat sekrete shtetërore të Zvicrës që kanë rrjedhur nga ajo dhe janë në dispozicion të autoriteteve të Kazakistanit, vend ky për të cilin Markwalder është angazhuar si lobiste. Mediet zvicerane kanë publikuar edhe dëshmi të pagesave që deputetja e FDP-së ka marrë nga shteti që njihet për autoritarizëm dhe kultivim të kultit të personalitetit të presidentit të tij.
Rasti i saj ka sjellë në fokus edhe dilemat rreth nevojës ose jo të lobimit të parlamentarëve zviceranë për shtetet tjera.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














