Kosova
Ballkani Perëndimor: Gratë në politikë, pa para dhe pa përkrahje
Klementina Meçi, kandidate për Këshillin Bashkiak në Durrës në zgjedhjet vendore të vitit 2023 nën siglën e Partisë Socialiste, rrëfen se ka zhvilluar fushatën elektorale pa marrë asnjë mbështetje financiare nga partia që e përfaqësonte. Meçi tregon se e mbështeti fushatën e saj vetëm me të ardhurat e familjes, ndërsa zyrën elektorale e mori falas nga një mik, si gjest solidariteti, shkruan albinfo.ch.
Rasti i saj nuk është i vetmi. Sipas një studimi të Rrjetit të Grave “Barazi në Vendimmarrje”, të mbështetur nga NDI dhe FCDO, 68.24% e grave që kandiduan në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kanë pohuar se kishin vetëfinancuar fushatën. Mbështetja nga partitë, sipas tyre, ishte e kufizuar dhe kryesisht për veprimtari që i shërbenin partisë, jo kandidateve individuale.
Kjo mospërfshirje reale financiare thekson pabarazinë gjinore në politikë. Mungesa e fondeve dhe logjistikës për gratë kandidate ndikon drejtpërdrejt në fushatat e tyre, duke e bërë përfaqësimin e tyre më të dobët dhe ndikimin politik më të kufizuar, transmeton albinfo.ch.
Për të përballuar këtë problematikë, Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” ka propozuar një nismë konkrete: 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike të kalojë drejtpërdrejt në duart e strukturave të grave brenda partive. Ky fond, i menaxhuar vetëm nga gratë, do të shërbejë për trajnime, fushata dhe mbështetje për rritjen e kapaciteteve të kandidateve.
Sipas drejtueses së Rrjetit, Edlira Çepani, kjo nismë është një hap i vogël, por i domosdoshëm drejt një politike më të barabartë. “Pa mbështetje financiare, nuk mund të ketë përfaqësim të vërtetë”, thekson ajo.
Propozimi parashikon gjithashtu që përqindja e kandidateve gra dhe e atyre të zgjedhura të ndikojë drejtpërdrejt në shumën që partitë përfitojnë nga buxheti i shtetit. Sa më shumë gra të kandidojnë dhe zgjidhen, aq më i madh do të jetë financimi për partinë. Ndërsa për partitë që nuk zbatojnë këtë formulë, propozohen sanksione dhe mekanizma monitorimi.
Ndër vendet e rajonit, vetëm Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina kanë ligje që ndajnë fonde të posaçme për gratë në politikë. Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ende nuk kanë dispozita të tilla në fuqi, me përjashtime sporadike si Vetëvendosje apo Partia e Lirisë.
Në një realitet ku gratë si Klementina Meçi vazhdojnë të hyjnë në garën elektorale me mjete të kufizuara dhe pa mbështetje institucionale, duket qartë se barazia gjinore në politikë do të mbetet një sfidë derisa të ketë mekanizma të drejtë dhe funksionalë të financimit.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës













