Shqipëria
Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri: Sa janë regjistruar nga diaspora
Në Gjermani janë 25491 zgjedhës të miratuar, edhe kanë mbërritur në KQZ 18193 zarfe zgjedhore
Numri i zgjedhësve nga jashtë është 245 935 në total, e kësisoj po aq janë dërguar zarfe, ndërsa janë marrë nga zgjedhësit 221 653 zarfe, dhe kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë 144 783 zarfe.
Por si paraqitet situata e kthimit të zarfeve zgjedhore nga shtetet e botës nga ku kanë migruar emigrantët shqiptarë?
Referuar të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 91 216 zgjedhës të miratuar në Itali, deri në orët e mesditës së 5 majit kanë mbërritur 63 220 zarfe, ose 69,3 %.
Në Gjermani janë 25 491 zgjedhës të miratuar, dhe kanë mbërritur në KQZ 18 193 zarfe zgjedhore.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 20 646 zgjedhës të miratuar, kanë mbërritur 14 427 zarfe zgjedhore në KQZ.
Por një diferencë e madhe shihet në shifrat e zarfeve zgjedhore të Greqisë: nga numri i zgjedhësve të miratuar, i cili është 68 380 në total, janë mbërritur vetëm 23 640 zarfe deri më tani.
Ndërkohë, referuar njoftimeve të fundit, për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, por jo në ishuj, prej kësaj të hëne e deri të premten, më 9 maj, pikat e shërbimit postar të DHL do të funksionojnë me orar të zgjatur.
Sipas njoftimit, për emigrantët shqiptarë që jetojnë në ishujt e Greqisë, për shkak të pamundësisë së kompanisë për të transportuar me avionë në kohë dërgesën përtej 24 orëve të ardhshme, data përfundimtare për t’i kthyer zarfet në pikat e shërbimit postar të DHL, SPEEDEX ose Courier Center është dita e martë, 6 maj, në mënyrë që të sigurohet kthimi i tyre drejt Shqipërisë brenda afatit.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës










