Lajme
Përkohësisht nuk do ketë trena në drejtim të Aeroportit të Cyrihut
Pavarësisht se Aeroporti i Cyrihut mbetet një nga pikat më të rëndësishme dhe të arritshme të transportit në Zvicër, udhëtarët do të përballen me kufizime të përkohshme në lidhjet hekurudhore gjatë sezonit të ardhshëm të verës, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Kompania hekurudhore SBB ka njoftuar se për shkak të punimeve në infrastrukturë, nga data 12 maj deri më 6 korrik 2025 do të ketë ndërprerje dhe devijime të disa linjave hekurudhore që lidhin aeroportin me pjesë të ndryshme të vendit dhe Gjermanisë.
Linjat e prekura përfshijnë:
-
IC5 nga St. Gallen/Rorschach përmes Zurich HB drejt Lausanne – do të devijohet midis Winterthur dhe Zurich HB, duke anashkaluar ndalesën në Aeroportin e Cyrihut.
-
EC nga Mynihu drejt Zurich HB – gjithashtu do të devijohet në segmentin Winterthur–Zurich HB, pa ndalesë në aeroport.
-
IR36 nga Bazeli drejt Zurich – ky tren do të përfundojë në Zurich Oerlikon, duke anashkaluar aeroportin në të dy drejtimet.
Përkundër këtyre kufizimeve, Aeroporti i Cyrihut mbetet lehtësisht i arritshëm përmes alternativave të shumta të transportit publik, përfshirë linjat lokale të trenave, autobusëve dhe tramvajëve. SBB ka përditësuar oraret në sistemin online, ndërsa pasagjerët do të informohen për ndryshimet përmes njoftimeve publike në stacione dhe mjete transporti.
Udhëtarëve u rekomandohet të kontrollojnë oraret përpara nisjes dhe të planifikojnë udhëtimin në përputhje me ndryshimet e përkohshme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit Vala e të nxehtit dhe thatësira e vazhdueshme po rrisin rrezikun e zjarreve, ndërsa gjithnjë e... -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë












