Lajme
Austria: Rritet numri i dënimeve në vitin 2024
Numri i dënimeve përfundimtare në Austri u rrit me 1.6 për qind gjatë vitit 2024, duke arritur në gjithsej 27.717 raste. Të dhënat e publikuara sot nga Statistik Austria tregojnë për një kthesë të lehtë në rritje pas një periudhe shumëvjeçare me tendencë rënëse, që kulmoi me minimumin e regjistruar gjatë vitit pandemik 2020, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Sipas statistikave, numri i përgjithshëm i veprave penale u rrit me 3.6 për qind, çka do të thotë se çdo dënim përfshinte mesatarisht 1.66 vepra, krahasuar me 1.63 në vitin 2023. Edhe numri i personave të dënuar u rrit me të njëjtën përqindje 1.6 për qind duke arritur në 25.445 individë. Kjo korrespondon me një mesatare prej 1.09 dënimesh për person.
Kategoria më e shpeshtë e veprave penale mbeti e pandryshuar: 32 për qind e të gjitha dënimeve kishin të bënin me krime kundër pronës së të tjerëve. Më pas vinin krimet kundër jetës dhe gjymtyrëve (18.5 për qind) dhe ato që lidhen me drogën (13.5 për qind).
Rritje të ndjeshme u panë në raste të rënda si (tentativa e) vrasjes, me një rritje prej 21.1 për qind, dhe grabitjes së rëndë, me 23.8 për qind. Në anën tjetër, dënimet sipas Aktit të Policisë për të Huajt që shpesh përfshijnë raste të trafikimit të qenieve njerëzore ranë me 34.2 për qind. Po ashtu, shkeljet e detyrës zyrtare dhe rastet e korrupsionit shënuan një rënie prej 31.1 për qind, transmeton albinfo.ch.
Meshkujt përbënin shumicën dërrmuese të të dënuarve në vitin 2024, plot 84.5 për qind, dhe 85.6 për qind e të dënuarve ishin mbi 20 vjeç në kohën e kryerjes së veprës penale. Të rinjtë e moshës 18–20 vjeç përbënin 8.4 për qind të dënimeve, ndërsa të miturit (14–17 vjeç) përfaqësonin 6.1 për qind. Kjo shënon një rritje të lehtë të përqindjes së të miturve krahasuar me vitin 2023 (5.5 për qind), por në përputhje me mesataren afatgjatë që qëndron rreth 6 për qind që nga viti 2012.
Ndërkohë, përqindja e të rriturve të rinj ka shënuar një rënie të qëndrueshme, duke rënë nga 13.1 për qind në vitin 2012 në 8.4 për qind në vitin 2024.
Një tjetër zhvillim domethënës është rritja e shkallës së ridënimit, për herë të parë që nga viti 2018. Kjo përqindje u rrit me 0.9 pikë përqindjeje, duke arritur në 30.9 për qind. Kjo do të thotë se pothuajse një në tre persona të dënuar që nga viti 2020 janë shpallur fajtorë të paktën një herë të dytë brenda katër viteve në vijim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














