Lajme
Austria rrit çmimet e patentës së shoferit dhe KlimaTicket nga korriku dhe gushti
Nga korriku dhe gushti, qytetarët në Austri do të përballen me tarifa më të larta për dokumentet e drejtimit dhe transportin publik, si pjesë e një pakete të re të kursimeve të qeverisë federale, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Duke filluar nga 1 korriku, do të hyjnë në fuqi tarifat e reja për patentën e drejtimit. Tarifa për lëshimin e një patente të re do të jetë 178 euro, që përfaqëson një rritje prej 58.20 euro. Ndërkohë, aplikimi për patentë të re do të kushtojë 90 euro, duke u rritur me 29.50 euro.
Ndryshimet janë pjesë e një reforme më të gjerë që synon përafrimin e tarifave administrative me normat e inflacionit dhe sigurimin e të ardhurave shtesë për buxhetin shtetëror.
Po ashtu, nga 1 gushti, do të rritet edhe çmimi i KlimaTicket, bileta vjetore për transportin publik në të gjithë vendin. Çmimi i saj do të shkojë nga 1,095 euro në 1,300 euro. Një rritje tjetër prej 100 euro është paralajmëruar për vitin 2026, transmeton albinfo.ch.
Përveç këtyre, qeveria do të ndërpresë edhe disa nga përjashtimet dhe subvencionet aktuale, duke përfshirë:
-
Heqjen e përjashtimit nga TVSH-ja për sistemet fotovoltaike (PV),
-
Heqjen e përjashtimit nga taksa e sigurimit për automjetet elektrike,
-
Ndërprerjen e KlimaTickets falas për të rinjtë 18-vjeçarë.
Këto masa janë pjesë e planit të konsolidimit buxhetor për vitet 2025-2026, me synimin për të stabilizuar financat publike. Megjithatë, ato pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët, veçanërisht ata që mbështeten në shërbimet publike dhe në stimujt për lëvizshmëri të gjelbër.
Qytetarët këshillohen që, nëse planifikojnë të aplikojnë ose të rinovojnë patentën apo KlimaTicket, ta bëjnë këtë përpara hyrjes në fuqi të tarifave të reja, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit Mbështetës nga diaspora para Speciales në ditën e deklaratës përmbyllëse të mbrojtjes... -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike












