Kalendari
Ambasada e Kosovës shpall një vend të lirë pune
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër – shpall:
K O N K U R S
Për vend të lirë pune:
Pozita: Asistent(e) Administrativ(e) – Kontabilist (e)
Vendi i punës: Ambasada e Kosovës në Zvicër
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit: 28 maj 2015 – 12 qershor 2015
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punon nën mbikëqyrjen e Ambasadorit. I/e caktuari/a në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon:
Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata përkatëse;
Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procesimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare;
Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore;
Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve të Ambasadës në mënyrë të sigurt;
Procedimi i korrespondencës të zyrës së Ambasadorit dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme;
Mirëmbajtja e dosjeve të Ambasadës;
Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;
Të ketë njohuri të njërës nga gjuhet zyrtare te Zvicrës, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze;
Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në njërën nga gjuhët zyrtare te Zvicrës, kurse preferohet edhe gjuha angleze;
Njohuri nga aspekti i aktiviteteve diplomatike;
Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për t’u intervistuar.
– CV-në;
– Kopjen e letërnjoftimit;
– Kopjet e kualifikimit-diplomës;
– Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;
– Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
– Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;
Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes ne adresën; Ambasada e Kosovës, Amthausgasse 3, 3011 Bern
Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Qershor 2015
- Ora23:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit23 Maj 2026 - 3:56
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














