Sport
Maurer mbron Blatterin dhe i kërkon FIFA-s reforma
dërkohë po vazhdon të mbretërojë situatë e tendosur në hapësirën rreth ndërtesës ku po mbahet kongresi i FIFA-s
Rreth ndërtesës ku po mbahet kongresi i FIFA-s dhe brenda saj, po vazhdon të mbretërojë atmosferë e tensionuar. Përveç protestuesve që kundërshtojnë rizgjedhjen e Blatterit për president, edhe në mesin e pjesëmarrësve në kongres ka mjaft që e kontestojnë atë.
Votimi për zgjedhjen e presidentit të ri (ose rizgjedhjes së Blatterit në këtë post do të bëhet Brenda pak mimitave në vijim.
Pas skandaleve të fundit që kanë shpërthyer në FIFA, ministri federal në resorin e të cilit është edhe sporti, Ueli Maurer ka mbështetur kryetarin e kontestuar tashmë nga shumë anë, zviceranin Sepp Blatter.
Ndonëse Maurer ka apeluar për reforma në FIFA, si domosdo për evitimin e shkaqeve për akuza sikur këto të fundit, ai megjithatë ka marrë në mbrojtje Blatterin.
„Nuk është puna që presidentin e FIFA-s ta etiketojmë si „kokë turku“, ka thënë minisri zviceran. Ai me këtë rast ka sjellë në kujtesë të publikut „punën e jashtëzakonshme“ që Blatter ka bërë në shërbim të futbollit. Ndër meritat e tij ai ka permendur mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë të rinjve në mbarë botën me iniciativat e tij për masivizimin e futbollit në vendet e varfra.
FIFA, sipas Maurerit dihet të reformohet, sidomos pas arrestimit të para disa ditëve të funksionarëve të saj. „FIFA është bërë e pabesueshme, ajo ka dalë nga drejtpeshimi i saj“.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta










