Kosova
Zveçan: Kapet sasi e madhe armatimi, Sveçla raporton se është gjetur “një arsenal armësh”
Policia e Kosovës ka njoftuar se është sekuestruar sasi e madhe armatimi në fshatin Vallaq të Zveçanit, pas një bastisjeje mes njësive policore, KFOR-it dhe EULEX-it.
Raportohet se janë gjetur dhe konfiskuar armë, municione, granata dore dhe zolla në një stallë kuajsh.
Gjatë dy bastisjeve të tjera, një në Mitrovicë të Veriut e një në Zveçan, bëhet e ditur se kanë gjetur jelekë antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike.
Për aksionin ka shkruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që tha se armatimi i kapur është “arsenal i mjaftueshëm për një njësit terrorist”.
Ai ka thënë se armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, transmeton albinfo.ch.
“Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Nuk do të ndalemi derisa në çrrënjosjen e plotë të mbetjeve kriminale e terroriste të Serbisë nga vendi ynë”, thuhet në njoftimin e tij në Facebook.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025











