Lajme
Çfarë ndryshon në Zvicër nga 1 korriku 2025?
Nga fillimi i muajit korrik, qytetarët dhe bizneset në Zvicër do të përballen me një sërë ndryshimesh ligjore dhe rregullatore që prekin fusha të ndryshme të jetës publike dhe private. Nga drejtësia penale për të miturit, në mbrojtjen e konsumatorit dhe të drejtave të kafshëve, ja një përmbledhje e reformave që hyjnë në fuqi më 1 korrik 2025:
- Drejtësia për të Miturit: Burgim si të rritur për krime të rënda
Një ndryshim në Kodit Penal për të Miturit lejon që të miturit të moshës 16-18 vjeç që kryejnë vrasje, në raste të rralla dhe me kritere të rrepta, të ndalohen më vonë si të rritur. Megjithatë, deri në moshën 18 vjeç ata do të vazhdojnë të trajtohen sipas ligjit për të miturit. Ndërhyrja synon të trajtojë më seriozisht rastet e krimeve të rënda të kryera nga adoleshentët, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
- Kontrolli shëndetësor: Zgjerim i mbulimit për kancerin dhe lehtësim për kronikët
Zbulimi i hershëm i kancerit të zorrës së trashë do të mbulohet nga sigurimet shëndetësore deri në moshën 74 vjeç (nga 69 më parë).
Pacientët me sëmundje kronike nuk do të kenë më nevojë të dorëzojnë çdo vit dëshmi për nevojat e tyre për artikuj ose shërbime ndihmëse. Vendimi u mor për të reduktuar burokracinë dhe koston e panevojshme administrative.
- Lufta kundër falsifikimeve: Procedura të thjeshtuara për dërgesa të vogla
Falsifikimet e zbuluara në kufi nëpërmjet pakove të vogla përbëjnë mbi 90% të rasteve. Nga korriku, autoritetet do të mund të shkatërrojnë mallrat më shpejt, pasi vetëm blerësi do të njoftohet fillimisht. Nëse ai pranon shkatërrimin, procesi përfundon menjëherë. Mbajtësi i të drejtave mund të ndërhyjë vetëm në rast kundërshtimi.
- Testet e drejtimit: Njohuri të detyrueshme për teknologjitë moderne
Kandidatët për patentë për automjete (kategoritë B, BE, B1, A, A1) duhet të njohin sistemet moderne të asistencës së shoferit, të cilat do të testohen si në pjesën teorike ashtu edhe praktike. Qëllimi është rritja e sigurisë në rrugë dhe kuptimi i kufizimeve teknologjike, transmeton albinfo.ch.
- Simbolet për biçikleta elektrike dhe skuterë
Simboli i “biçikletës” do të vlejë edhe për:
Biçikletat elektrike të ngadalta dhe të shpejta, Skuterët elektrikë deri në 20 km/h.
Ndërkohë, “motoçikletat elektrike të rënda” (biçikleta mallrash deri në 450 kg) do të klasifikohen tashmë si motoçikleta. Ato nuk mund të përdoren më në zona të ndaluara për motoçikleta, as edhe me motorin e fikur.
- Etiketa e energjisë për telefonat dhe tabletët
Në përputhje me legjislacionin e BE-së, telefonat inteligjentë dhe tabletët do të duhet të kenë etiketë të efikasitetit energjetik nga A (jeshile) në G (e kuqe). Qëllimi është transparenca për konsumatorët mbi konsumin e energjisë dhe riparueshmërinë e pajisjeve.
- Etiketim për produkte me dhimbje shtazore
Mish, vezë dhe qumësht që vijnë nga kafshë që i janë nënshtruar procedurave të dhimbshme pa anestezi (si kastrimi, prerja e brirëve ose sqepave) do të duhet të etiketohen si të tilla. Edhe foie gras dhe produktet e tjera me origjinë të diskutueshme do të mbajnë etiketa përkatëse.
Gjithashtu, ndalohet importi i leshit të përfituar përmes mizorisë ndaj kafshëve, me një periudhë tranzicioni prej dy vitesh, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














