E-Diaspora
Ftohen studentët nga diaspora për punë praktike në Kosovë
Kohëzgjatja e praktikës nëpër ministritë kosovare shkon nda dy (2) javë deri në gjashtë (6) muaj.
Në Ministrinë e Diasporës thonë se një ide e tillë vjen duke u bazuar në Strategjinë dhe Planin e Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018 dhe në kuadër të zhvillimit të projektit për studentët praktikantë në Institucionet publike të Kosovës.
Tashmë ekziston një marrëvshje paraprake dhe se kandidatët e përzgjedhur do të sistemohen në Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kohëzgjatja e praktikës shkon nda dy (2) javë deri në gjashtë (6) muaj.
Studentët duhet të jenë studentë në njërin nga Universitetet në vendet ku jetojnë, pastaj duhet të njohin njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
Të përzgjedhurit mund të fillojnë praktikën nga data 1 korrik 2015. Puna praktike është pa pagesë.
Kandidatët e interesuar, duhet të paraqesin (bashkëngjisin): një dokument identifikimi, letër motivimi, CV/Rezyme, si dhe dëshminë se janë studentë.
Aplikacionet për kryerjen e praktikës mund t’i gjeni në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Diasporës si dhe në ueb faqet e të gjitha Ministrive.
“Kërkesa e plotësuar së bashku me dokumentet përcjellëse mund të dërgohen në adresën elektronike:[email protected] Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni: Tel. 038 200 17 024, nga ora 8:00 deri 16:00”, thuhet në ftesën e Minitrisë e Diasporës.
Konkursi mbetet i hapur nga dita e publikimit, që nga data 29. 05. 2015 deri më 30. 06. 2015, që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkurrimit.
Në kërkesën për praktikë duhet shënuar Ministria në të cilën dëshironi të kryeni praktikën.
„Ministria e Diasporës mirëpret aplikacionet nga të gjithë studentët të interesuar nga Diaspora“, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër











