Lajme
Austri: Interneti, një nxitës kyç i radikalizimit
Numri i krimeve të urrejtjes në Austri ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2024, me mbi 6,800 raste të regjistruara – një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2023. Vetëm në Austrinë e Poshtme janë raportuar 1,063 raste, duke e renditur këtë rajon ndër më të prekshmit në vend, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Krimet e urrejtjes përfshijnë fyerje, sulme fizike apo nxitje për urrejtje, të motivuara nga origjina, feja apo gjinia e viktimës. Që nga viti 2020, këto vepra penale regjistrohen veçmas nga Ministria e Brendshme e Austrisë, si pasojë e rritjes së shqetësimit për ndikimin e tyre në kohezionin shoqëror.
Sipas shoqatës së shërbimit të provës Neustart, një pjesë e madhe e krimeve të urrejtjes buron nga interneti dhe rrjetet sociale. “Kur urrejtja rritet në internet, ajo çon drejt uljes së frenimeve në jetën reale dhe krijon terren për dhunë,” thotë Alexander Grohs, kreu i Neustart në Austrinë e Poshtme.
Rreth 25 për qind e krimeve të urrejtjes ndodhin në internet, ku algoritmet krijojnë “flluska” që përforcojnë qëndrimet ekstremiste. Kjo përshpejton procesin e radikalizimit dhe polarizon edhe më tej diskursin publik.
Shumica e autorëve janë meshkuj, të rinj, të cilët pas dënimit, detyrohen të marrin pjesë në programin rehabilitues “Dialog Jo Urrejtje”, që zgjat të paktën gjashtë muaj. Në këtë program, ata mësojnë shkrim-lexim mediatik, etikë komunikimi, diskurs kritik dhe zhvillojnë aftësinë për të kuptuar pasojat e veprimeve të tyre.
“Shumë autorë besojnë se fjalët e tyre mbulohen nga liria e shprehjes. Por kjo liri përfundon aty ku fillon dëmtimi i tjetrit”, thekson Grohs. Qëllimi kryesor i programit është vetëdijesimi i autorëve, për të parandaluar përsëritjen e veprave penale dhe për të rikthyer ata në një rrugë më konstruktive për shoqërinë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












