Kosova
Ledia Xhoga në garë për “Booker Prize”, e dyta shqiptare pas Ismail Kadaresë
Ledia Xhoga, shqiptarja në garë për çmimin ndërkombëtar Booker Prize 2025
Shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga ka hyrë në mesin e emrave më premtues të letërsisë botërore, duke u përfshirë në listën e gjatë të pretendentëve për çmimin prestigjioz Booker Prize 2025 me romanin e saj debutues “Misinterpretation”, transmeton albinfo.ch.
Ky sukses shënon një moment historik për letërsinë shqipe, pasi Xhoga bëhet vetëm autorja e dytë shqiptare që arrin një nominim të tillë, pas kolosit Ismail Kadare, fitues i këtij çmimi në vitin 2005.
Romani “Misinterpretation”, i botuar në vitin 2024, ka bërë jehonë të madhe që nga publikimi, duke marrë vlerësime të shumta nga kritika letrare në SHBA dhe më gjerë. Veprës iu dha Çmimi i Librit të Qytetit të Nju Jorkut për autorë debutues dhe ishte gjithashtu finaliste për Çmimin për Novelën e Parë të Qendrës për Fiksion, një ndër institucionet më prestigjioze amerikane të letërsisë bashkëkohore.
Për më tepër, platforma letrare Debutiful, e njohur për promovimin e autorëve të rinj, e shpalli “ Misinterpretation” si librin më të mirë të vitit 2024.
Ledia Xhoga ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ndërsa prej vitesh jeton dhe krijon në Brooklyn, New York. Zëri i saj i veçantë letrar, që gërsheton realitetin shqiptar me tematika universale, duket se ka gjetur jehonë në arenën ndërkombëtare dhe rruga drejt finales së Booker Prize sapo ka nisur.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme













