Shkurt.ch
Qeveria vendos për pranim humanitar të refugjatëve sirianë
Gjatë kësaj vere do të vijë për t`u strehuar një grup i refugjatëve sirianë në gjendje veçanërisht të vështirë. Ndërsa gjatë tri viteve të ardhshme nga kjo kategori Zvicra do t`i strehojë 3000 persona, bën të ditur Sekretariati Federal për Migracion (SEM) në një komunikatë të publikuar.
Dosjet e refugjatëve sipas autoriteteve të migracionit duhet t`i prezantohen Shërbimit Informativ Federal. Përmes kësaj do të mundësohet që në kontingjentet që pranohen të mos infiltrohen persona që kanë marrë pjesë në luftime ose në krime lufte, të cilët potencialisht mund të dëmtojnë gjendjen e sigurisë në Zvicër.
Personat që do të pranohen nuk do të detyrohen fare të kalojnë nëpër procedurë të rregullt azili.
Këshilli Federal ka vendosur në muajin mars që gjatë tri viteve në vijim të pranojë në strehim humanitar 3000 refugjatë nga Siria, të cilët pastaj do të marrin statusin e refugjatit. Ata do të shpërndahen nëpër kantone ku do të strehohen.
Një numër prej maksimalisht 1000 refugjatësh do të pranohen gjatë këtij viti. Ndërsa Këshilli Federal do ta bëjë gjatë vjeshtës një bilanc të parë.
Vendimi merret si reagim ndaj situatës së rëndë humanitare në Siri.
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës












