Sport
Admir Mehmedi, kontratë katërvjeçare me Leverkusen
Është zyrtarizuar transferimi i Admir Mehmedit në Bayern Leverkusen.
Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra gjermane Bayer Leverkusen. Reprezentuesi i Zvicrës me gjigantin e Bundesligës ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, deri në vitin 2019. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Leverkusenit, ndërsa drejtori sportiv i klubit, Rudi Völler, është i lumtur për ardhjen e futbollistit 24-vjeçar në Leverkusen.
“Admiri u përshtatet kërkesave tona. Ai është i shpjetë, shumë i fortë teknikisht dhe i gjithanshëm”, është shprehur Völler, përcjell albinfo.ch.
Bayern Leverkusen këtë vit e mbylli stinoren në vendin e katërt në tabelë me çka sezoni e ardhshëm do të garojë në ligën e kampionëve. E me këtë rast po i realizohet ëndrra edhe vetë lojtarit shqiptar nga Gostivari.
“Ëndrra ime ka qenë Liga e Kampionëve dhe këtë qëllim e arrita dhe po e bëj këtë sezon me Bayer Leverkusenin”, ka tha Mehmedi.
Mehmedi në Leverkusen është transferuar nga skuadra tjetër gjermane, Freiburg.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













