Shkurt.ch
Llogaritë e dyshimta të FIFA-s në bankat zvicerane
Prokurorët zviceranë po hetojnë 53 raste të mundshme të pastrimit të parave që lidhen me procesin e tenderit për organizimin e Kupës së Botës nga FIFA për vitet 2018 dhe 2022.
Prokurori i përgjithshëm zviceran, Michael Lauber, ka deklaruar se transaksionet janë raportuar nga bankat përmes sistemit zviceran të zbulimit të rasteve të pastrimit të parave. Ai tha se bankat kanë bërë detyrën e tyre në raportimin e veprimtarisë dhe paralajmëroi se ky është një rast “i madh dhe kompleks”.
Prokurori i përgjithshëm i Zvicrës, Michael Lauber, u tha gazetarëve se ai nuk e përjashton mundësinë e marrjes në pyetje të presidentit të FIFA-s, Sep Blater, i cili ka rënë dakord të japë dorëheqjen në prag të skandalit që përfshiu organin qeverisës të futbollit.
Ai tha se zyra e tij ka konfiskuar të dhëna si pjesë e një hetimi gjithëpërfshirës mbi akuzat për korrupsion në organin qeverisës të futbollit, FIFA.
„Hetimet po vazhdojnë dhe ato do të kërkojnë kohë. Nuk do të ishte profesionale të komunikonim sot për ju një afat kohor të detajuar mbi hetimet. Bota e futbollit duhet të ketë durim. Hetimet do të kërkojnë më shumë kohë se sa 90 minutat lëgjendare”, tha prokurori zviceran, Michael Lauber, për gazetarët që kur zyra e tij sekuestroi të dhënat kompjuterike nga FIFA muajin e kaluar.
Ai tha se 104 marrëdhënie bankare, duke përfshirë edhe disa llogari, dhe nëntë terabajt të dhëna janë duke u analizuar. Sa për krahasim, Biblioteka e Kongresit amerikan thotë se gjithë koleksioni i saj i veprave të shtypura arrin në 10 terabajt.
Sepp Blatter në fillim të këtij muaji njoftoi se ka në plan të japë dorëheqjen si President i FIFA-s, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet zvicerane zgjeruan hetimet.
Zvicra është përqendruar veçanërisht në hetimin e procesit të dhënies së të drejtës për organizimin e Kupës së Botës për vitet 2018 dhe 2022 në Rusi dhe Katar. Selia e FIFA-s është në Zvicër.
Muajin e kaluar Shtetet e Bashkuara ngritën akuza ndaj nëntë zyrtarëve të FIFA-s dhe pesë drejtuesve të korporatave për shantazh, mashtrime dhe pastrim parash.
FIFA ka pezulluar procesin e tenderit për organizimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të këtij skandali.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














