Sport
Behrami: “Mësimi i gjermanishtes, i vetmi përfitim imi nga Hamburgu”!
“Finally home” (Më në fund në shtëpi), ka shkruar në twitter-in e tij të fundit Valon Behrami, duke festuar kthimin në shtëpi pas një sezoni të lodhshëm dhe turbulent me Hamburgun në Gjermani.
“Hamburgu për mua mbetet një përvojë negative”, ka thënë vetë për medie futbollisti tashmë 30 vjeçar nga Zvicra me rrënjë kosovare.
Në gusht të vitit 2014 ai pati kaluar nga SSC Napoli i Italisë në HSV Hamburg por asnjëherë gjatë sezonit nuk kishte mundur të realizonte pritjet e tij dhe të klubit që e kishte angazhuar. Problemet e tij kronike me gjurin dhe me dhembjet e herëpashershme të kofshës, nuk e kanë lënë rehat kosovarin. Por edhe jashtë fushës atë e kanë ndjekur problemet…
Duke folur për gazetën “Aargauer Zeitung” tashmë me një gjermanishte dukshëm më të mirë, ai thotë me shaka: “ Ndoshta kjo është gjëja e vetme që e kam përmirësuar gjate këtij viti”.
Ndryshe, ai nuk e fsheh se sa i pakënaqur ndjehet me angazhimin e tij në HSV Hamburg. “Unë vërtet nuk jam Ronaldo por megjithatë kam pritur se do të mund të ndryshoj diçka në këtë klub. Dhe, nuk kam mundur”.
Të gjitha shenjat janë se pritet ndarja e tij nga klubi gjerman, transmeton albinfo.ch. Ai së fundi edhe ka deklaruar se mund ta parafytyrojë një kthim në Itali. Atje ai është duke i kaluar pushimet tashmë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi













