Lajme
A është Zvicra gati për letërnjoftime digjitale (E-ID)?
Më 28 shtator, zviceranët do të vendosin në referendum për futjen e letërnjoftimeve digjitale (E-ID). Për diasporën, ky është një projekt me rëndësi të veçantë, pasi do të lehtësonte ndjeshëm qasjen në shërbimet e administratës federale.
Aktualisht, qytetarët e Zvicrës identifikohen me kartë identiteti ose pasaportë. Ligji për E-ID synon të krijojë një version digjital të këtyre dokumenteve.
Një përpjekje e ngjashme u hodh poshtë në vitin 2021, pasi projekti i atëhershëm parashikonte që menaxhimi i identitetit digjital t’u besohej kompanive private. Versioni aktual, i propozuar nga qeveria, është plotësisht shtetëror, falas dhe opsional.
Në fund të gushtit, Auslandschweizerrat miratoi një rezolutë në mbështetje të E-ID-së, duke e vlerësuar si një mjet të dobishëm veçanërisht për zviceranët që jetojnë jashtë vendit. Ajo shihet edhe si një hap i rëndësishëm drejt futjes së votimit elektronik dhe mbledhjes së nënshkrimeve online.
Megjithatë, debati mbetet i nxehtë. Një komitet i përbërë nga Partia Piratëve, të rinjtë e SVP-së, Bashkimi Demokratik Federal si dhe grupe që më parë kundërshtuan masat e Covid-it, ka ndërmarrë referendumin kundër E-ID-së, duke shprehur shqetësime për mbikëqyrje shtetërore dhe shkelje të privatësisë.
Lexoni po ashtu:
Zvicra voton më 28 shtator për identitetin elektronik dhe taksimin e shtëpive të dyta
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












