Integrimi
Prezantim me sukses i romanit “Midax…” të Ilir Xheladinit
Miq të librit, fëmijë dhe vizitorë të shumtë të librarisë "Payot" në Neuchâtel patën nderin ta blinin përrallën, duke marrë me vete në faqet e saj edhe firmën e autorit
Të mërkurën, në organizim të librarisë prestigjioze “PAYOT” është bërë në Neuchâtel prezantimi i librit “Midax l’araignée voyageuse”, të shkrimtarit të ri shqiptar për fëmijë Ilir Xheladini. Libraria në fjalë tashmë njihet prej vitesh me letërsinë shqipe, nëpërmjet emrit të nderuar të Ismail Kadaré-së, shkruan në facebook artistja e njohur shqiptare me qëndrim në Zvicër, Edlira Dedja.
. Madje disa prej tyre nuk ngurruan as të ulen në ambientet e librarisë, për tu zhytur menjëherë në botën e personazheve të saj, që i tërhiqnin në udhëtimin e tyre drejt botës së çudirave”, shkruan Dedja.Ajo më tutje përcjell përkushtimin mbi librin dhe autorin që e ka bërë editori francez “Jets d’Encre” në kopertinën e pasme të librit
“Merimanga Midax ka një ëndërr: të ngjitet në majën e pemës së lashtë, për të zbuluar nëse bota vazhdon edhe përtej horizontit. Një ditë, ajo merr vendimin dhe niset për rrugë. Ec e ec dhe papritur takohet me Dean, dallëndyshen e vogël që ishte plagosur rëndë nga sulmi i skifterit grabitqar. Insekti i vogël vendos menjëherë ta ndihmojë dallëndyshen dhe kështu, ata bëhen miq. Ky takim do të shënojë fillimin e një udhëtimi të gjatë e të rrezikshëm, i cili do t’i çojë gjithnjë e më larg dy miqtë e pandarë, aq larg saqë Midaxi nuk do ta kishte imagjinuar kurrë…..
Me këtë përrallë, sa humoristike aq edhe emocionuese, autori vendoset në pozicionin e personazheve të tij trima, duke e tejkaluar imagjinatën tonë, për të na ofruar një vështrim të ri mbi botën dhe mrekullitë e saj.” (Editions “Jets d’Encre” France)
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi


















