Lajme
Cyrihu dyfishon fondet për sigurinë e sinagogave
Cyrihu do më shumë para për të mbrojtur vendet e lutjes hebraike
Autoritetet e Cyrihut duan të dyfishojnë fondet për mbrojtjen e institucioneve hebraike, nga 1 në 2 milionë franga. Kjo rritje do të vlejë që nga viti 2024.
Qyteti thotë se pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe disa incidenteve antisemite në Cyrih, është rritur nevoja për më shumë siguri për komunitetin hebraik.
Kjo kërkesë për siguri sjell më shumë shpenzime, sidomos për mbrojtjen e sinagogave dhe vendeve të tjera të rëndësishme.
Kantoni i Cyrihut ka dyfishuar tashmë mbështetjen e tij financiare, dhe edhe qeveria federale po ndihmon me mbulimin e kostove të sigurisë.
Sinagoga i referohet një vendit të lutjes dhe mbledhjes për komunitetin hebraik (çifut).
Pra, sinagogat janë për hebrenjtë ajo që janë: xhamitë për myslimanët, kishat për të krishterët.
Në sinagoga bëhen lutjet, leximet e librave të shenjtë (si Toraja), mësimet fetare dhe takime të komunitetit hebraik.
Në këtë kontekst, Cyrihu po kërkon më shumë para për të forcuar sigurinë rreth këtyre objekteve fetare, për shkak të rreziqeve të mundshme.
E-Diaspora
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues













