Lajme
“AI Mode”, funksioni i ri në 200 vende, përfshirë Zvicrën
Ky opsion mund të aksesohet përmes “Google.com” ose faqeve lokale të vendeve dhe shfaqet si një skedë shtesë pranë opsioneve standarde si “All”, “Images”, “Videos” dhe “News”
Google po zgjeron funksionin e kërkimit me inteligjencë artificiale (IA) në mbi 40 vende dhe territore, përfshirë disa vende evropiane si Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën, Spanjën, Italinë, Suedinë dhe Poloninë, si edhe Tajlandën e Vietnamin.
Funksioni, i cili u lejon përdoruesve “të bisedojnë me rezultatet e kërkimit”, u lançua fillimisht në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Indi në korrik.
Sipas kompanisë, “AI Mode” ky funksion tani do të jetë i disponueshëm në më shumë se 200 vende dhe territore në mbarë botën, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Ky opsion mund të aksesohet përmes “Google.com” ose faqeve lokale të vendeve dhe shfaqet si një skedë shtesë pranë opsioneve standarde si “All”, “Images”, “Videos” dhe “News”.
Google paralajmëroi se mund të duhen disa ditë derisa funksioni të shfaqet për të gjithë përdoruesit, pasi serverët përditësohen gradualisht.
Ky funksion mbështetet në sistemin” Gemini Pro 2.5” të Google, i krijuar për të dhënë përgjigje të sakta dhe të shpejta. Përdoruesit tani mund të bëjnë pyetje të gjata dhe komplekse që më parë kërkonin disa kërkime të ndara, tha Hema Budaraju, nënkryetare e Google, duke përmendur si shembull planifikimin e detajuar të një fundjave në Edinburg bazuar në interesat personale.
Megjithatë, botuesit dhe kompanitë që varen nga trafiku i kërkimeve në Google shprehin shqetësime për mundësinë e një rënieje të klikimeve.
Përfaqësues të Google thanë se përvoja e hershme në SHBA dhe BM tregon se citimet e burimeve që drejtojnë drejt faqeve me cilësi të lartë vazhdojnë të gjenerojnë trafik të konsiderueshëm.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












