Lajme
BE-ja me masa të reja anti-duhan
Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar mundësinë e ndalimit të cigareve me filtra dhe produkteve elektronike të duhanit.
Mediumi gjerman, Bild, ka raportuar duke u bazuar në një projektrezolutë të Këshillit të Bashkimit Evropian për takimin e ardhshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Bëhet e ditur se Këshilli i BE-së citon një raport nga grupi i punës i OBSH-së mbi rregullimin e produkteve të duhanit, i cili rekomandon në mënyrë të qartë ndalimin e filtrave me qëllim uljen e atraktivitetit dhe shijes së cigareve. Këshilli i BE-së e mbështet këtë rekomandim, transmeton albinfo.ch.
“Një ndalim i prodhimit, importit, shpërndarjes dhe shitjes së cigareve me filtra do të jepte një kontribut të rëndësishëm në uljen e konsumit të duhanit. Një ndalim i cigareve elektronike po shqyrtohet gjithashtu si një ‘opsion shtesë rregullator’”, thuhet në draft.
Projekt-rezoluta do të diskutohet në konferencën e OBSH-së në Gjenevë në nëntor.
Rekomandimet e këtij lloji nga Këshilli i Bashkimit Evropian kanë implikime të rëndësishme për rregullimin e ardhshëm të duhanit në BE, duke përfshirë një rishikim të Direktivës së Produkteve të Duhanit, e cila mund të përfshijë ndalime për produkte të caktuara. Gazeta austriake Kronen-Zeitung raportoi më parë se Komisioni Evropian, i udhëhequr nga Ursula von der Leyen, gjithashtu mbështet ndalimin.
Për të zvogëluar konsumin e duhanit dhe varësinë nga nikotina, BE po shqyrton gjithashtu një ndalim të shitjeve në dyqane, stacione benzine dhe kioska, raportoi Bild.
Synimet e BE-së janë të mbrojë shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Sipas draftit, “këto ndalime do të ishin një hap i rëndësishëm në zbatimin e direktivave të OBSH-së që synojnë mbrojtjen e ujërave nëntokësore dhe tokës, si dhe përmirësimin e shëndetit të njeriut”.
Raportohet se përfaqësuesit e qeverisë gjermane “mirëpritën” ndalimin e cigareve me filtër në një takim të Grupit të Punës të Këshillit të BE-së për Shëndetin Publik më 9 tetor, kur propozimi u diskutua për herë të parë. Një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Shëndetësisë i tha Bild se një qëndrim i përbashkët i BE-së ishte ende “në proces harmonizimi”.
E-Diaspora
-
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës Ambasada e Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party, duke promovuar... -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











