Lajme
Kjo analizë mund të zbulojë mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme
Një studimi i ri ka konfirmuar se një analizë gjaku mund të zbulojë më shumë se 50 lloje kanceri.
Rezultatet e një prove në Amerikën e Veriut tregojnë se testi mundi të identifikonte një gamë të gjerë kanceresh, nga të cilat tre të katërtat nuk kanë asnjë formë të programit të shqyrtimit.
Më shumë se gjysma e kancereve u zbuluan në një fazë të hershme, ku ato janë më të lehta për t’u trajtuar dhe potencialisht të shërueshme, shkruan BBC.
Testi Galleri, i prodhuar nga firma farmaceutike amerikane Grail, mund të zbulojë fragmente të ADN-së kanceroze që janë shkëputur nga një tumor dhe qarkullojnë në gjak.
Në studim u përfshinë 25,000 të rritur nga SHBA-ja dhe Kanadaja gjatë një viti, shkruan A2 CNN. Pothuajse një në 100 prej atyre që u testuan pati një rezultat pozitiv dhe në 62% të këtyre rasteve kanceri u konfirmua më vonë.
Testi përjashtoi saktë kancerin në mbi 99% të atyre që rezultuan negativë. Kur u kombinua me shqyrtimin e gjirit, zorrëve dhe qafës së mitrës, ai rriti numrin e kancereve të zbuluara në përgjithësi shtatëfish.
Çështja kryesore është se tre të katërtat e kancereve të zbuluara ishin ato që nuk kishin program shqyrtimi, siç janë kanceri i vezoreve, i mëlçisë, i stomakut, i fshikëzës dhe i pankreasit. Por analiza e gjakut identifikoi saktë origjinën e kancerit në nëntë nga 10 raste.
Këto rezultate mbresëlënëse sugjerojnë se analiza e gjakut përfundimisht mund të luajë një rol të madh në diagnostikimin e hershëm të kancerit.
Shkencëtarët që nuk janë përfshirë në hulumtim thonë se nevojiten më shumë prova për të treguar nëse analiza e gjakut ul vdekjet nga kanceri.
Rezultatet e plota pritet të prezantohen në kongresin e Shoqatës Evropiane për Onkologji Mjekësore në Berlin, ndërsa një studim më i madh me 140,000 pacientë në Angli, që do të përfundojë vitin e ardhshëm, do të jetë vendimtar për të përcaktuar nëse testi do të implementohet në masë nga NHS.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) ka thënë më parë se nëse rezultatet janë të suksesshme, testet do të shtrihen në një milion njerëz të tjerë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara












