Kosova
Kurti: Kosovën e presin balotazh dhe dy palë zgjedhje të reja parlamentare
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi përballët me një situatë të pazgjidhur politike pas dështimit të formimit të qeverisë “Kurti 3”. Ai ka paralajmëruar se pas balotazhit të 9 nëntorit, Kosovën e presin edhe dy palë zgjedhje të reja parlamentare, një herë në dimër dhe një herë në pranverë.
Në konferencën për media, Kurti tha se Presidentja ende nuk ka ftuar mandatari për të formuar qeverinë, dhe çdo vendim për rrugën e ardhshme do të merret brenda afateve kushtetuese. Ai theksoi se dështimi për të siguruar shumicën prej 61 deputetësh e bën të pamundur krijimin e një qeverie të re pa zgjedhje të reja.
“Kemi mundur të eliminojmë zgjedhjet e dhjetorit dhe të kemi vetëm ato në pranverë, por aktualisht shenjat tregojnë drejt zgjedhjeve të reja,” tha Kurti.
Ai nënvizoi se përveç LDK-së dhe Nismës, nuk ka pasur takime me subjekte të tjera për koalicion dhe shprehu habinë ndaj qëndrimeve të LDK-së, që sipas tij nuk dëshiron qeveri të udhëhequr nga LVV-ja dhe nuk mbështet bashkëpunimin me liderët lokal të partisë.
Kurti shtoi se numrat në Kuvend kanë lëvizur nga java në javë, dhe se në disa raste deputetët kanë pasur trysni të mos bashkëpunojnë me LVV-në, duke bërë të pamundur formimin e shumicës.
Në lidhje me buxhetin për vitin 2026, kryeministri në detyrë theksoi se përgatitjet janë duke u bërë në konsultim me juristët, pasi aprovimi i tij do të kërkojë shumicën parlamentare dhe procedura të dyfishta ligjore.
Ai gjithashtu u shpreh se nuk ka pasur ndëshkim personal ndaj emrave që nuk u përfshinë në kabinetin e propozuar, duke theksuar se përzgjedhja e tyre bazohet në planet dhe programin qeverisës.
Kurti theksoi se mosmarrëveshjet nuk kanë të bëjnë me gjuhën apo sulmet personale, por me interesat dhe pazaret politike të partive të tjera. “Përpjekja jonë ka qenë të bëjmë mirë për Kosovën dhe jo të prishim pazare, por disa humbin privilegjet e tyre dhe kjo nuk mund të na ndalojë,” tha ai.
Kryeministri në detyrë gjithashtu deklaroi se gjatë mandatit të kaluar ka tentuar të shkëpusë LDK-në nga PDK-ja, por nuk ka pasur sukses. Ai theksoi se LVV-ja është e fokusuar në zgjerimin e legjitimitetit nga populli dhe përmirësimin e shtetit, duke zgjedhur zgjedhjet mbi marrëveshjet që shtrembërojnë vullnetin qytetar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025











