Lajme
Njëvjetori i tragjedisë në stacionin e trenit të Novi Sadit mbledh turma të mëdha qytetarësh
Konsiderohet tubimi përkujtimor më i madh në historinë e Serbisë (Video)
Qindra mijëra njerëz kanë mbushur të shtunën rrugët e Novi Sadit, ku po mbahet tubim përkujtimor masiv me rastin e njëvjetorit të shembjes së një pjese të stacionit të trenit, ku humbën jetën 16 persona, përcjell albinfo.ch.
Qytetarë nga e gjithë Serbia kanë ardhur në Novi Sad për të nderuar viktimat e kësaj tragjedie. Shumë prej tyre kishin mbërritur që mbrëmë në qytet – disa në këmbë, e disa me biçikleta. Më të vendosurit ishin qytetarët e Novi Pazarit, të cilët kishin ecur për 16 ditë rresht për të arritur në këtë ngjarje.
Të pranishmit u mblodhën sot në orën 10:00 në 16 pika të ndryshme të qytetit, duke marshuar drejt stacionit të trenit, ku tubimi nisi në orën 11:52 – në të njëjtën kohë kur një vit më parë ndodhi shembja tragjike. Ky konsiderohet si tubimi përkujtimor më i madh në historinë e Serbisë.
Kjo ngjarje vitin e kaluar shkaktoi valë të madhe protestash në qytete të ndryshme të Serbisë kundër pushtetit, të cilin qytetarët e mbanin përgjegjës për tragjedinë. Gjatë protestave u raportua edhe për raste të shumta të dhunës policore, që nxitën edhe më shumë zemërimin publik.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” "Pëlhurat valëviten në erë, malli rezonon në zërin e babait. "La beauté de l'âne", duhet thënë,... -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm -
Një nga viktimat franceze të Crans-Montanës kërkon kompensim prej 7.5 milionë frangash -
20 për qind e nxënësve zviceranë mbeten prapa në lexim dhe matematikë -
Rritje e fortë e falimentimeve në vitin 2025













