Lajme
Maldivet u ndalojnë brezave të rinj pirjen e duhanit
Të lindurve nga 1 janari i vitit 2007 e tutje, Maldivet ua kanë ndaluar të pinë duhan, duke u bërë i vetmi vend në botë që zbaton një “ndalim brez pas brezi” të duhanit në të gjithë vendin.
Ministria e shëndetësisë njoftoi se do të ishte e paligjshme që brezat e rinj të përdorin, blejnë ose shesin duhan brenda vendit, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, ndalimi pasqyron angazhimin e fortë të qeverisë për të mbrojtur të rinjtë nga dëmet e duhanit.
Tutje, bëhet e ditur se ndalimi i ri “zbatohet për të gjitha format e duhanit dhe shitësit me pakicë janë të detyruar të verifikojnë moshën para shitjes”, tha ministria e shëndetësisë, duke shtuar se ai përputhet me detyrimet e Maldiveve sipas Konventës Kornizë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kontrollin e Duhanit.
Sipas organit shëndetësor të OKB-së, kjo konventë “ofron një përgjigje globale ndaj një problemi global – domethënë, epidemisë së duhanit”.
E-Diaspora
-
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës Ambasada e Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party, duke promovuar... -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore










