Kosova
Shqipëri–Kosovë, kalimi kufitar pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026
Fundi i tetorit shënoi përfundimin e periudhës një mujore gjatë së cilës, në pikat kufitare Shqipëri- Kosovë u zbatua procedura e kontrollit të dokumenteve të identifikimit për të gjithë shtetasit që kalonin në dy anët e kufirit. Ndërsa që nga 1 nëntori, në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve është rikthyer procedura e kalimit të lehtësuar të kufirit pa kontrolle për qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targat e Shqipërisë dhe Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja e përbashkët ndërqeveritare mes dy shteteve për këtë procedure të lehtësuar në kufi do të jetë në fuqi për një periudhe tre mujore deri më 28 shkurt 2026.
Marrëveshja ndërqeveritare përcakton një periudhë 9 mujore përgjatë vitit për procedurën e thjeshtëzuar e ndarë në dy periudha. E para që përkon me sezonin turistik nga data 1 maj deri më 30 shtator, ndërsa periudha tjetër me sezonin e dimrit nga 1 nëntori deri më 28 shkurt. Periudhat në fjalë janë cilësuar me ngarkesën më të madhe të hyrje-daljeve në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën sidomos sezoni i verës por edhe në festat e fundvititi.
Marrëveshja në fjale filloi së implementuari gjate verës së shkuar. Sipas marrëveshjes, veç kalimit të lehtësuar të kufirit, patrullat e përbashkëta të policisë rrugore patrullojnë të gjitha rrugët drejt qyteteve bregdetare. Në fillim të implementimit, marrëveshja ndërqeveritare ishte e vlefshme vetëm për pikën kufitare Morin-Vërmicë, ndërsa pas kërkesave të qytetarëve dhe rritjes së numrit të kalimeve u përfshinë edhe pikat e tjera të kalimit të kufirit Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec, Borje dhe Orgjost.
Ndërsa përgjatë brezit kufitar u hapën edhe 22 vendkalime të lehtësuara të kufirit për banorët e fshatrave në një brez 30 kilometra në dy anët e kufirit. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve përveç lehtësirave kufitare është fokusuar edhe në përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës në këto zona. Kujtojmë se qeveria e Kosovës ndërtoi rrugët Kerstec, Pakisht, Zapod dhe Gorozhup Pogaj, dhe projekte të tjera. Këtë vit sipas të dhënave nga policia kufitare më shumë se 5.5 milion shtetas janë regjistruar në hyrje dhe dalje të Shqipërisë në pikat e përbashkëta kufitare, ku peshën më të madhe padyshim e mban pika e kalimit kufitar në Morinë.
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja













