Kosova
Prokuroria urdhëron rinumërim të votave në Mitrovicën e Jugut
Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar komisionin komunal zgjedhor ta bëjë rinumërimin e votave në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut, pas raportimeve për parregullsi, përcjell albinfo.ch.
Prokuroria tha se vendimin e mori pasi kompania sllovene, CETIS, mori përgjegjësinë për një gabim në printimin e fletëvotimeve.
Ajo tha se kompania “ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”.
Prokuroria tha se ka caktuar dy policë hetues për të vëzhguar procesin e rinumërimit “për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve”.
Sipas Prokurorisë, ndërprerja e procesit, në mbrëmjen e 10 nëntorit, ndodhi pas raportimeve për parregullsi.
“Për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletëvotime”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? Me verën, ekskursionet dhe takimet me gjarpërinjtë shtohen. Ja si t’i dalloni speciet helmuese, të parandaloni... -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit












