Lajme
Katër arrestime të reja në lidhje me grabitjen e Luvrit; bizhuteritë ende të zhdukura
Një muaj pas grabitjes spektakolare në zemër të Parisit, në Muzeun e Luvrit, katër të dyshuar të rinj janë arrestuar dhe do të merren në pyetje nga hetuesit, të cilët ende nuk kanë arritur të gjejnë bizhuteritë e çmuara të vjedhura.
Sipas prokurorisë, të arrestuarit janë dy burra të moshës 38 dhe 39 vjeç dhe dy gra 31 dhe 40 vjeç, të gjithë nga rajoni i Parisit. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi dyshimet ndaj tyre, përpara përfundimit të marrjes në pyetje.
“Katër persona janë vënë tashmë nën akuzë në kuadër të hetimit gjyqësor të hapur më 29 tetor 2025,” kujtoi prokurorja e Parisit, Laure Beccuau. Ajo shtoi se të arrestuarit “nuk kanë ende qasje në elementet e çështjes, prandaj nuk mund të komunikoj më shumë rreth dyshimeve ndaj tyre”.
Gazeta Le Parisien raporton se ndër të arrestuarit e së martës mund të jetë edhe anëtari i katërt i grupit që kreu grabitjen spektakolare në muze, transmeton albinfo.ch.
Deri më tani, hetuesit e Brigadës Antibandë të Policisë Gjyqësore të Parisit (BRB) dhe Zyrës Qendrore për Luftimin e Trafikut të Veprave Kulturore (OCBC) kishin arritur të arrestonin vetëm tre nga katër anëtarët e dyshuar të ekipit të grabitjes, në dy operacione të veçanta — por jo ideatorin ose ideatorët e krimit.
Pavarësisht burimeve të konsiderueshme të angazhuara që nga fillimi i hetimit, bizhuteritë e vjedhura më 19 tetor — tetë xhevahire të shekullit XIX, shpallur pasuri kombëtare — ende nuk janë gjetur. Ndër to është edhe diadema e Perandoreshës Eugénie, e zbukuruar me gati 2,000 diamante. Vlera e përgjithshme e plaçkës vlerësohet në 88 milionë euro, por në gjendjen aktuale është e pashitshme.
Paralelisht me hetimet gjyqësore, është ndezur një debat politik lidhur me sigurinë e Luvrit. Kontrolli i Llogarive të Shtetit ka konkluduar se muzeu më i vizituar në botë ka “privilegjuar operacionet tërheqëse dhe të dukshme”, duke lënë pas dore sigurinë.
Përballë vjetërsimit të sistemit të sigurisë, Presidenti Emmanuel Macron njoftoi në fillim të vitit një projekt “kolosal” për të modernizuar dhe çliruar fluksin e vizitorëve, me një hyrje të re, një sallë të dedikuar për “Mona Lisa”-n dhe bileta më të shtrenjta për vizitorët jashtë BE-së.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë









