Bota
Inteligjenca Artificiale do të ‘largojë’ nga puna 3 milionë punëtorë në Britani
Në total, raporti parashikon që ekonomia britanike të shtojë 2.3 milionë vende pune deri në vitin 2035, por shpërndarja e tyre do të jetë e pabarabartë
Deri në 3 milionë vende pune me aftësi të ulëta mund të zhduken në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2035, për shkak të automatizimit dhe inteligjencës artificiale.
Sipas Fondacionit Kombëtar për Kërkime Arsimore, pozicionet më të rrezikuara janë ato në punët e zanatit, operimi i makinerive dhe punët administrative.
Ndërkohë, profesionistët me aftësi të larta pritet të jenë më shumë të kërkuara, pasi avancimet teknologjike po rrisin ngarkesën e punës “të paktën në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme”.
Në total, raporti parashikon që ekonomia britanike të shtojë 2.3 milionë vende pune deri në vitin 2035, por shpërndarja e tyre do të jetë e pabarabartë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat bien ndesh me kërkime të tjera, që cilat sugjerojnë se inteligjenca artificiale do të prekë më shumë profesionet e paguara dhe teknike, si inxhinieria e softuerit apo konsulenca menaxheriale, sesa punët manuale. Një studim i King’s College, i publikuar në tetor, vlerësoi se firmat me pagesat më të larta humbën rreth 9.4% të vendeve të punës midis viteve 2021 dhe 2025, periudhë që përfshin edhe kohën pas daljes në treg të ChatGPT në vitin 2022.
Qeveria britanike rendit konsulentët e menaxhimit, psikologët dhe profesionistët ligjorë si më të ekspozuar ndaj inovacionit, ndërsa sportistët, rinovuesit e çative dhe muratorët kanë më pak gjasa të zëvendësohen.
Javën e kaluar, firma ligjore Clifford Chance njoftoi se po largon 10% të stafit të shërbimeve të biznesit në Londër, rreth 50 pozicione, pjesërisht për shkak të inteligjencës artificiale. Edhe drejtues të tjerë po tërhiqen nga planet për të punësuar 100,000 persona ndërmjet 2021 dhe 2026, duke thënë se “bota ka ndryshuar” dhe teknologjia ka reduktuar nevojat e rekrutimit.
Sipas fondacionit, efektet mbi fuqinë punëtore britanike pritet të jenë komplekse, duke sjellë rritje të kërkesës për disa profesione dhe tkurrje të vendeve fillestare të punës fillestare dhe të pozicioneve me aftësi të ulëta. Kjo e fundit i shqetëson ekspertët, pasi njerëzit që humbasin punët më pak të kualifikuara do ta kenë të vështirë të rikualifikohen në një ekonomi që po ndryshon me shpejtësi.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












