Lajme
Çfarë situate financiare presin banorët zviceranë në pension?
Shumica e të punësuarve arrijnë të kursejnë, por besimi për të ardhmen financiare mbetet i ulët
Një anketë e re e Swiss Life Insurance tregon se, ndonëse 62% e të punësuarve deklarojnë se arrijnë të kursejnë rregullisht, vetëm 42% besojnë se do të jenë në gjendje të ruajnë standardin aktual të jetesës pas daljes në pension. Rezultatet tregojnë një mospërputhje të dukshme mes aftësisë për të kursyer dhe sigurisë së perceptuar për të ardhmen financiare, përcjell albinfo.ch.
Sipas anketës, mbi një e treta e pjesëmarrësve (38%) shprehen se gjendja e tyre financiare është përkeqësuar gjatë dy viteve të fundit. Ndër faktorët kryesorë që përmenden janë rritja e primeve të sigurimit shëndetësor, qiratë më të larta dhe shtrenjtimi i përgjithshëm i çmimeve.
Swiss Life thekson se kombinimi i kostove në rritje dhe pasigurisë ekonomike po ndikon drejtpërdrejt në perceptimin e stabilitetit financiar të punonjësve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët Gjermania po lançon një aplikacion që digjitalizon procesin e rimbursimit të TVSH-së. Tregtia me pakicë zvicerane... -
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit














