Bota
Inteligjenca artificiale po ecën me ritëm shumë të shpejtë
Komentet e Altman vijnë disa ditë pasi OpenAI lëshoi atë që u quajt një “kod i kuq”, një paralajmërim për punonjësit që t’i kushtonin më shumë kohë përmirësimit të ChatGpt
Inteligjenca artificiale po ecën shumë shpejt dhe ka një listë të gjatë gjërash që shkuan keq me zhvillimin e ChatGpt, theksoi Sam Altman, CEO i OpenAI, kompania mëmë e chatbot-it të njohur.
“Kjo teknologji është vetëm tre vjeçe. Asnjë tjetër nuk ka pasur një sukses kaq të shpejtë’’, shtoi ai, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse ai e njeh potencialin e IA-së për të zgjidhur kompleksitetet mjekësore, CEO nuk e fsheh frikën e tij se ‘’shoqëria nuk ka kohë për t’u përshtatur ose për të vendosur rregullore të përshtatshme, duke lënë hapësirë për keqpërdorim të mundshëm nga aktorë keqdashës’’.
“Vitin tjetër, shpresoj se do të fillojmë të shohim këto modele të bëjnë zbulime të reja shkencore vërtet të vogla, por të rëndësishme. Dhe në pesë vjet, ndoshta ato do të kurojnë sëmundje. Por ne duhet t’ia paraqesim këtë botës me përgjegjësi”, shtoi ai.
Kur u pyet se kur mund të arrihet IA “perfekte”, Altman u përgjigj: “Shpresoj kurrë. Si njerëz, ne jemi gjithmonë të shtyrë të përmirësohemi, të duam të arrijmë një kulm më të lartë. Dhe shpresoj që kjo të vazhdojë përgjithmonë. Ne e filluam këtë vit me modele që mund të bënin disa llogaritje matematikore, dhe deri në fund të vitit 2025, ata po bëjnë llogaritjet më mirë se ekspertët, duke shkëlqyer në garat më të vështira.”
Komentet e Altman vijnë disa ditë pasi OpenAI lëshoi atë që u quajt një “kod i kuq”, një paralajmërim për punonjësit që t’i kushtonin më shumë kohë përmirësimit të ChatGpt.
Një “kod portokalli” ishte shpallur në gusht pasi modeli i fundit i chatbot-it të njohur dështoi të bindte përdoruesit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











