Lajme
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm
"Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një kontrolli bilete në një tren
Prokuroria Publike e St. Gallenit ka lëshuar një urdhër penal kundër një burri 47-vjeçar, duke vendosur një gjobë prej afërsisht 2,500 frangash zvicerane. Ai kishte fyer një shofer treni, duke shkelur kështu ligjin anti-racizëm.
“Tamil i ndyrë”, “Sri Lanka i ndyrë”, “Kthehu në vendin tënd”, kishte thënë ai gjatë një kontrolli bilete në një tren nga Churi për në Cyrih pranë Liqenit Walen, transmeton albinfo.ch. Kjo rezulton sipas një urdhri penal të lëshuar nga Prokuroria Publike e Kantonit të St. Gallenit, shkruan sda.ch.
Personi i cili ka lindur në Turqi, ka shkelur dinjitetin njerëzor të shoferit me vërejtjet e tij, deklaron Prokuroria Publike.
Ai duhet të paguajë një gjobë prej 34 tarifash ditore prej 70 frangash zvicerane secila. Atyre do tu shtohen edhe tarifat dhe shpenzimet. Shuma totale është 3,040 franga zvicerane.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar Aksidenti ndodhi gjatë uljes pranë një kantieri në Mezzovico-Vira, një person në gjendje kritike... -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore













