Lajme
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar
Të tre akuzohen në lidhje me një sulm mbi René Schindler, 53 vjeç, anëtar i SVP-së i Zofingenit në parlamentin kantonal
Në korrik, një politikan i SVP-së u sulmua në Zofingen. Policia kantonale e Aargaut arrestoi së fundmi tre persona në lidhje me këtë grindje. Të arrestuarit janë një shtetas zviceran 20-vjeçar, një shtetas gjerman 21-vjeçar dhe një shtetas kosovar 19-vjeçar, transmeton albinfo.ch
Të tre akuzohen në lidhje me një sulm mbi René Schindler, 53 vjeç, anëtar i SVP-së i Zofingenit në parlamentin kantonal. Është kërkuar paraburgim, siç raportohet nga “Aargauer Zeitung”.
Ai ksihte pësuar lëndime në kokë, mavijosje dhe kishte humbur një dhëmb nga sulmi ndërsa po ecte për në shtëpi nga festivali tradicional i fëmijëve në Zofingen në orën 23:00. Ai kërkoi trajtim spitalor. Tre të rinjtë ikën para se të mbërrinte policia.
Sipas viktimës, sulmi kishte ndodhur pasi ai ishte përpjekur të ndërmjetësonte në mes të një grupi të rinjsh që ishin duke u rrahur mes vete.
“Policia ka bërë një punë të shkëlqyer,” thotë Schindler për gazetën “Aargauer Zeitung”. “Ndihesha se po merrem seriozisht dhe po mbështetesha mirë gjatë gjithë procesit”, thotë ai.
Vetë Schindler kontribuoi në hetim.
“Dikush më dërgoi foto të një të riu dhe unë njoha njërin nga sulmuesit e mi në to”, shpjegoi ai. “Pastaj ia dërgova fotot policisë”, përcjell albinfo.ch. Më vonë, atij iu treguan edhe foto të tjera në të cilat ai njohu një autor të dytë me “siguri 98 për qind”.
Arrestimet u bënë të mundura “falë punës së kujdesshme hetimore të policisë kantonale”, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik për gazetën AZ.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












