Lajme
Fjalori zvicerano-gjerman që duhet të dini për Krishtlindje
Ka shumë të ngjarë që shumica e njerëzve në Zvicër do t’ju kuptojnë qartë nëse uroni “Gëzuar Krishtlindjet” në anglisht. Por nëse jetoni në pjesën zvicerano-gjermane të vendit dhe doni të përshtateni, ta thoni në gjuhën tuaj amtare është zgjidhja.
Të huajt që jetojnë në rajonet frëngjishtfolëse dhe italishtfolëse të Zvicrës e kanë (relativisht) të lehtë: shumica, nëse jo të gjitha, shprehjet që lidhen me Krishtlindjet dhe sezonin e festave në përgjithësi, janë të njëjta me ato në Francë dhe Itali: Joyeux Noël et Bonne Nouvelle Année në frëngjisht dhe Buon Natale e Buon Anno në italisht.
(Nëse doni të mbuloni të gjithë fushën gjuhësore të Zvicrës, këto dy shprehje janë Bellas festas da Nadel dhe Vantirevel Bumang në romansh).
Po në lidhje me gjuhën më të përhapur të Zvicrës, gjermanishten zvicerane?
Sigurisht, mund të përhapni urime të mira dhe gëzim në gjermanishten standarde, të cilën të gjithë e kuptojnë shumë mirë, megjithëse ndoshta nuk do ta pranojnë se e kuptojnë.
Është e drejtë të thuhet se zviceranët i kuptojnë gjermanët shumë më mirë sesa anasjelltas; shumë të ardhur nga Gjermania do t’ju thonë, në fakt, se gjermanishtja zvicerane është një gjuhë krejtësisht e ndryshme, shkruan thelocal, transmeton albinfo.ch.
Por a ka vërtet një ndryshim midis këtyre dy gjuhëve?
Epo, gjykoni ju.
Le të shohim se si shprehjet e Krishtlindjeve ndryshojnë nga njëra-tjetra:
Gëzuar Krishtlindjet në gjermanishten standarde: Frohe Weihnachten
Gëzuar Krishtlindjet në gjermanishten zvicerane: Schöni Wiehnacht
Gëzuar Festat në gjermanisht: Schöne Feiertage, në gjermanishten zvicerane, Schöni Festtage
Pema e Krishtlindjeve: Weihnachtsbaum në gjermanisht, kundrejt versionit të gjermanishtes zvicerane: Wiehnachtsbuum
Dhuratat e Krishtlindjeve janë Geschenke në gjermanisht dhe Geschenkli në zviceran
Në Gjermani, Babagjyshi i Krishtlindjeve është Weihnachtsmann, por në rajonet zvicerano-gjermane, ai shndërrohet në Samichlaus
Kënga e Krishtlindjeve është Weihnachtslied në gjermanisht dhe Wiehnachtsliedeli në Zvicër.
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, nëse doni t’u uroni dikujt një Vit të Ri të Gëzuar në Gjermani, thjesht thoni Frohes Neues Jahr.
Në gjermanishten zvicerane është më shumë si një dredhi gjuhësore: E guets Nöis! ose Gleckliches Nejohr!
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një shisheje për vaktet e festave, basti për një verë... -
Më shumë se gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në tregun e Krishtlindjeve në Montreux -
Ticino është kantoni më i prekur nga gripi -
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Fqinjët flasin për 71 vjeçaren nga Kosova që u vra në Zvicër











