Shkurt.ch
Kurrë më pak viktima të trafikut, nga viti 1945 e këndej
Në Zvicër, nga viti 1945 nuk ka pasur asnjëherë më pak viktima të trafikut se sa në viti 2014. Në një publikim të bërë sot nga Zyra Federale për Statistikë (BFS) mund të shihet se gjatë vitit të kaluar në aksidente trafiku të të gjitha llojeve kanë humbur jetën 276 persona.
Vetëm në komunikacionin rrugor gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 243 të vdekur dhe 21.500 të lënduar. Kjo është për 10 për qind më pak se një vit më parë ndërsa në vitin 2013 qe shënuar një rënie edhe më e madhe, prej 20% në krahasim me vitin paraprak.
Nga viti 1940 deri tash vetëm një herë ka ndodhur të ketë më pak viktima në trafikun rrugor. Fjala është për vitin 1945 kur qenë regjistruar 211 të vdekur. Ndërsa kulminacioni i viktimave në rrugët e Zvicrës është shënuar në vitin 1971 kur kanë humbur jetën 1770 persona, shkruan 20minuten.ch. Kjo, kur kihet parasysh dendësia e trafikut që sot është dukshëm më e madhe se atëbotë, flet për një shtim të ndjeshëm të sigurisë në rrugët e Zvicrës që ka ndodhur ndërkohë, transmeton albinfo.ch.
Në trafikun hekurudhor kanë humbur jetën 28 veta dhe janë lënduar 79, ndërsa në aksidentet me teleferikë kanë gjetur vdekjen tre persona dhe janë lënduar pesë.
Në shtatë aksidentet ajrore në aviacionin civil që kanë ndodhur gjatë vitit 2014 në Zvicër, kanë vdekur dy veta ndërsa lëndime kanë pësuar 10, përcjell albinfo.ch. Sipas BFS që nga viti 1960 kur ka filluar të mbahet statistikë për aksidentet ajrore, ky është numri më i vogël i viktimave.
Në komunikacionin publik ujor gjatë vitit 2014 nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










