Lajme

Presidenti për zjarrin në Crans-Montana: Pikëllimi ka përfshirë të gjithë vendin dhe shumë më gjerë

Presidenti Federal i Zvicrës, Guy Parmelin pasi inspektoi zonën ku shpërtheu një zjarr me origjinë të paidentifikuar në “Le Constellation”, tha se qeveria ishte e tronditur nga ngjarja.

“Ajo që duhet të kishte qenë një moment gëzimi u shndërrua në një pikëllim në Ditën e Vitit të Ri në Crans-Montana që ka përfshirë të gjithë vendin dhe shumë më gjerë”, deklaroi ai, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, si pasojë e zjarrit, sipas policisë, 40 njerëz humbën jetën dhe rreth 115 të tjerë janë lënduar rëndë teksa hetimet për shkaqet e zjarrit po vazhdojnë.