Lajme
Institucionet zvicerane vendosin flamujt në gjysmë shtize pas tragjedisë në Crans-Montana
Institucionet zvicerane në nivel vendi dhe të kantoneve vendosin flamujt në gjysmë shtize pas tragjedisë në Crans-Montana
Institucionet zvicerane në nivel vendi dhe të kantoneve kanë vendosur flamujt në gjysmë shtize pas tragjedisë në Crans-Montana pas tragjedisë së rëndë që ndodhi gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation”, brenda resortit luksoz të skive Crans-Montana. Flamujt, në shenjë zie do të mbeten në gjysmë shtize deri më 6 janar.
Deri tani, autoritetet kanë raportuar 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndërsa shumë prej të prekurve janë shtetas të huaj, përfshirë italianë, disa prej të cilëve ende rezultojnë të zhdukur. Shumica e të lënduarve janë të rinj, të moshave 16–26 vjeç, transmeton albinfo.ch.
Si reagim ndaj tragjedisë, aktivitetet festive në resort janë anuluar dhe komuniteti lokal po nderon viktimat me lule dhe mesazhe ngushëllimi.
Reagimi i Presidentit zviceran
Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, e cilësoi ngjarjen si një nga tragjeditë më të rënda në historinë e vendit. Ai vizitoi Crans-Montana-n së bashku me përfaqësues të lartë të kantonit Valais, duke shprehur solidaritetin e qeverisë me familjet e viktimave dhe personave të zhdukur. Parmelin premtoi se Zvicra do të bëjë gjithçka për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të parandaluar përsëritjen e saj.
Ai vuri në dukje se një pjesë e madhe e viktimave janë të rinj dhe falënderoi vendet fqinje, përfshirë Italinë, Francën dhe Gjermaninë, për mbështetjen e ofruar. Gjithashtu, Parmelin vlerësoi përkushtimin e ekipeve të shpëtimit, të cilat rrezikuan jetën për të ndihmuar të plagosurit.
Ndihma ndërkombëtare dhe trajtimi i të lënduarve
Autoritetet zvicerane po fokusohen kryesisht te identifikimi i viktimave, një proces që pritet të zgjasë për shkak të përfshirjes së shumë shtetasve të huaj. Në operacionet e shpëtimit janë angazhuar dhjetëra ambulanca, helikopterë dhe mbi 150 shpëtimtarë, ndërsa të lënduarit u dërguan në spitale të ndryshme të vendit.
Italia ka konfirmuar se 12–15 shtetas italianë janë të shtruar në spitale zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Një pjesë e të plagosurve do të transferohen për trajtim në Itali.
Hetimet paraprake tregojnë se zjarri u përhap shumë shpejt përmes fenomenit të quajtur “flashover”, duke përfshirë të gjithë ambientin, ndërsa autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e një akti të qëllimshëm.
E-Diaspora
-
Iftar i përbashkët në Schwamendingen – Shembull i dialogut ndërfetar dhe respektit të ndërsjellë në Cyrih Të shtunën, në mbrëmjen e 28 shkurt 2026, Xhamia e Schwamendingen – Shtëpia e Paqes (Kulturzentrum... -
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd -
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e mjekëve: Kantoni i Cyrihut krijon më shumë vende studimi për mjekësi Në përgjigje të mungesës së mjekëve, Kantoni i Cyrihut dëshiron të ofrojë më shumë vende për... -
Si është “e përfshirë” Zvicra në konfliktin SHBA-Iran? -
Zvicra dhe BE nënshkruan paketën e marrëveshjeve -
Hendeku gjinor në paga zgjerohet pak në Zvicër -
Norma referuese e kredisë hipotekare mbetet në 1.25%, nuk është e mundur ulje e qirasë














