Lajme

Rubio: Maduros iu dhanë disa oferta për dorëzim, nuk bëni dot lojëra me presidentin Trump

Sekretari i Shtetit i Shtetit të Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, tha se presidentit të Venezuelës, presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro iu dhanë “disa oferta shumë, shumë, shumë bujare” për të lënë pushtetin, por “zgjodhi në vend të kësaj të sillej si një njeri i egër” dhe të “luante me presidentin Trump”.

Rubio tha se udhëheqësi Venezuelan kishte “mundësi të shumta për të gjetur rrugën e tij diku tjetër”.

“Në vend të kësaj, ai donte të luante rolin e djalit të madh. Nicolas Maduro u akuzua në 2020 nga SHBA. Ai nuk është presidenti legjitimi i Venezuelës. Është një i arratisur i drejtësisë amerikane. Ka patur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për të. Maduro ka patur mundësi për ta shmangur këtë, i janë dhënë shanset por sot mori mesazhin. Janë shumë ata që duan të bëjnë lojëra duan të konfiskojnë kompanitë amerikane në vendin e tyre, janë persona që duan të luajnë me ne, por kemi një president që nuk bën lojëra. Kur thotë se do ta trajtojë një problem do ta bëjë. Ky është një president veprimi. Mesazhi për botën është mos bëni lojëra me këtë president që është në detyrë se nuk do t’ia dilni mbanë”, tha Rubio, transmeton albinfo.ch.

“Mendoj se kursyem 50 milionë dollarë”, tha ai me shaka, duke iu drejtuar Trump, i cili u përgjigj, “duhet të sigurohemi”.

“Mos lejoni askënd ta pretendojë, askush nuk e meriton përveç nesh”, shtoi Trump.