Shkurt.ch
900 pacientë me hepatit C do të kenë trajtimin e tyre të paguar
Rreth 900 pacientë me hepatit C do të kenë trajtimin e tyre me pagesë shtesë. Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka vendosur të zgjerojë mbulimin me sigurim shëndetësor që nga 1 gushti për tri medikamente të gjeneratës së re të barnave.
Deri tani trajtimi nga kombinimet Viekirax dhe Exviera Olysio janë kompensuar vetëm për pacientët që vuajnë nga një gjendje në një fazë të avancuar (fibrozë klasën 3 ose 4, Metavir). Sigurimi shëndetësor tani do të mbulojë kujdesin për pacientët me klasën e 2-të fibrozë, bëri të ditur të hënën BAG, i cili pohoi se ndjek rekomandimet e ekspertëve.
Ky zgjerim i mbulimit është i lidhur me një rënie të kostos së medikamenteve. Firma Abbvie, e cila prodhon medikamentin Viekirax dhe Exviera, pranoi propozimin e Entitit Federal për Shëndetësi BAG. Çmimi i terapisë, e cila zakonisht zgjat 12 javë, do të kalojë nga 62.000 në 46.000 franga. Hapat Olysio, Janssen-Cilag tashmë gjendeshin me çmime të ulëta.
Prodhuesit e medikamenteve, siç janë Sovaldi, Harvoni, Galead nuk janë të prekur njëherëësh. Këta të fundit, pra, do të mbulohen vetëm për pacientët me hepatitit C të avancuar të sëmundjes. Zyra Federale kërkon nga Galead që të rishqyrtojë politikën e saj të çmimeve.
Për shkak të kostos së lartë, shumica e vendeve evropiane e kanë kufizuar futjen e terapive të reja për pacientët me shkallën e fibrozës 3 dhe 4. Disa vende përdorin buxhetet globale për trajtim.
Enti federal BAG pohon se atij do t’i duhet të përballohet gjithnjë e më shumë me situata ku barnat do të jepen në mënyrë të shkallëzuar. Zbritja e çmimeve për hepatitën C u mundëson sigurimeve shëndetësore një ekonomi prej 25 deri në 40 milionë franga në vit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













