Lajme
Në nderim të viktimave: Nuk do të ketë fluturime aeroplanësh në orën 14:00
Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) po marrin pjesë gjithashtu në ditën kombëtare të zisë, duke aktivizuar sirenat e trenave në orën 13.58
Duke shënuar Ditën e Kombëtare të Zisë të shpallur nga kreu i shtetit, sot, e premte, në Pallatin Federal në Bernë dhe në shumë vende të tjera në të gjithë Zvicrën, flamujt jnë ulur në gjysmështizë. Në disa kryeqytete kantonale, edhe flamuri i Kantonit të Valisit do të valëvitet në gjysmë shtize të premten në shenjë solidariteti, transmeton albinfo.ch.
Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) po marrin pjesë gjithashtu në ditën kombëtare të zisë. Makinistët e trenave janë të autorizuar të akivizojnë sirenat e tyre në orën 13:58 për të shprehur pjesëmarrjen e tyre në pikëllimin për viktimat e Krans Montanës, shkruan srf.ch.
Në rajonin e Bernës, tramvajet dhe autobusët do të ndalen në orën 14:00, dhe të gjitha automjetet e transportit publik Bernmobil do të ndalen për 20 sekonda. Asnjë aeroplan nuk do të ngrihet nga aeroportet zvicerane gjatë minutës së heshtjes.
Masa të gjera sigurie do të ndërmerren në ceremoninë që do të zhvillohet në Martigny për shkak të mysafirëve të rangut të lartë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











