Futboll
Xhaka: Për Sunderlandin fola edhe me Lorik Canën
33-vjeçari pranoi se mendonte se do të përfundonte karrierën e tij në Gjermani, pasi kishte nënshkruar një kontratë afatgjatë me Bayer Leverkusenin
Granit Xhaka, ka treguar se si disa ish-lojtarë të Sunderlandit e ndihmuan të merrte vendimin për t’u bashkuar me klubin anglez këtë verë.
33-vjeçari pranoi se mendonte se do të përfundonte karrierën e tij në Gjermani, pasi kishte nënshkruar një kontratë afatgjatë me Bayer Leverkusenin.
“Nuk prisja të kthehesha në Premier League, por vendimi im erdhi shumë shpejt”, tha Xhaka duke folur për “FourFourTëo”, transmeton albinfo.ch.
“Fola me Kyril [Louis-Dreyfus], fola me Jermain Defoe dhe fola me Lorik Canën, i cili ka një prejardhje të ngjashme me timen dhe ka pasur një periudhë të shkëlqyer këtu në Sunderland. Kyril ishte shumë i hapur që nga fillimi. Pastaj, kur fillon ta shohësh veten duke ardhur në këtë klub, pyet ish-lojtarët, dhe Jermaini dhe Loriku folën shumë mirë për klubin dhe tifozët”, shtoi ai.
Xhaka gjithashtu kujtoi kontratën e tij në Gjermani.
“Kur u largova nga Arsenali për në Leverkusen, nënshkrova një kontratë pesëvjeçare – ishte afatgjatë për një 30-vjeçar, sepse mendova se doja të përfundoja në Gjermani dhe pastaj të shihja çfarë do të ndodhte më pas”, theksoi Xhaka.
Mesfushori theksoi rëndësinë e vendimit familjar.
“Por pas bisedimeve me Sunderland, gjeta veten ulur me familjen, duke menduar: ‘Çfarë të bëjmë?’ Nuk ka të bëjë vetëm me mua në këtë fazë – ka të bëjë me gruan, fëmijët, vëllain dhe prindërit. Është e rëndësishme të marrim vendimin e duhur si një grup, së bashku”, tha ai.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vepra e dr. Salih Krasniqit, një akuzë e fortë për krimet e luftës mbi shqiptarët Të hënën, në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, është mbajtur një aktivitet... -
Orari i majit 2026: Konsullata e Kosovës në Cyrih shpall ditët kur nuk do të ofrojë shërbime -
Reagime të shumta, shkruhet saktë Prishtina në kompanitë e njohura gjermane -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂
Jeta në Zvicër
-
Orari i majit 2026: Konsullata e Kosovës në Cyrih shpall ditët kur nuk do të ofrojë shërbime Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Rritet interesi për makinat elektrike -
Gjenevë: Më shumë tramvaje dhe autobusë për verën -
Nismë e re në Zvicër: taksë për fluturimet, për të favorizuar trenat -
A paguajnë banorët e Zvicrës më shumë apo më pak taksa se fqinjët?













