Shkurt.ch
SVP: Me referendum kundër mbrojtjes gratis të azilkërkuesve
Nga pikëpamja e kryetarit të SVP-së, Toni Brunner, avokatia pa pagesë që u garantohet azilkërkuesve ndikon në zgjatjen e procedurave.
SVP/UDC përmes kryetarit të saj Toni Brunner kërkon ashpërsim të mëtejmë të politikës së azilit në Zvicër. Brunner në një intervistë që i ka dhënë gazetës “Zenralschweiz am Sonntag” ka apeluar për heqjen e mbrojtjes juridike pa pagesë, një e drejtë që azilkërkuesit e gëzojnë me ligjet në fuqi. Ai madje ka kërcënuar se nëse kjo kërkesë e partisë së tij nuk gjen përkrahje, SVP mund të iniciojë edhe referendum për këtë çështje.
Nga pikëpamja e Brunnerit, avokatia pa pagesë që u garantohet azilkërkuesve ndikon në zgjatjen e procedurave. Kështu, ky privilegj përbën padrejtësi kundrejt zviceranëve të cilët duhet të paguajnë avokatin e tyre në çdo rast.
Në projektligjin për azilin, Qeveria Federale propozon që azilkërkuesit të kenë të drejtë për përfaqësim juridik pa pagesë por në anën tjetër, t`u shkurtohet ndjeshëm afati për ankesë. Këto janë pikat bazë të reformës së azilit të propozuara nga ministrja e drejtësisë (dhe aktualisht presidentja e federatës) Simonetta Sommaruga me qëllim shpejtimin e procedurave të azilit.
Dhoma e Kantoneve tashmë e ka miratuar këtë projektligj ndërsa aktualisht me të po merret Dhoma Nacionale.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














