Kosova
Haxhiu: UÇK po trajtohet sikur të ishte shkaku i luftës, e jo përgjigja ndaj terrorit shtetëror serb
Ish-ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se kërkesa e Prokurorisë për dënim me burg prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një akt padrejtësie dhe një fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo nuk ka të bëjë me përpjekje për drejtësi. Sipas saj, kjo është një orvatje prokuroriale për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare.
“Serbia ka kryer krime lufte të dokumentuara, vrasje, masakrime, përdhunime seksuale si armë lufte, dëbime masive të popullsisë etj. Këto krime janë të regjistruara dhe dëshmuara nga bota mbarë. E megjithatë Serbia nuk u përball kurrë me drejtësinë në mënyrë serioze. Kriminelët e saj u ricikluan në pushtet, u amnistuan e u privilegjuan”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Sipas saj, në vend të gjykimit të agresorit, u votua një mekanizëm që sot mundohet ta kriminalizojë rezistencën e popullit teksa ka shkruar se UÇK-ja po trajtohet sikur të ishte shkaku i luftës, e jo përgjigja ndaj terrorit shtetëror serb.
“Ky është shtrembërim i historisë. Të kërkosh aq vite burgim për drejtues e ushtarë të UÇK-së, është tendencë për të zhveshur Kosovën nga e drejta morale e çlirimit dhe tendencë për ta barazuar viktimën me xhelatin”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën












