Kosova

Politikani austriak: Nëse Thaçi dënohet, duhet të dënohen edhe Clinton, Albright, Fischer e Clark

Politikani austriak, David Stockinger, pas kërkesës së ZPS-së për dënime me nga 45 vjet për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, ka thënë se nuk beson që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dënohet nga Gjykata Speciale, duke u bazuar, siç tha ai, në zhvillimet e deritanishme të procesit gjyqësor.
Ai ka deklaruar se në rast se Thaçi do të dënohej, atëherë do të duhej të mbaheshin përgjegjës edhe shumë ish-politikanë dhe ushtarakë perëndimorë që kanë pasur rol kyç gjatë luftës në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Specifikisht, ai ka përmendur ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Joschka Fischer dhe ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark.