Kosova
Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore
Me 66 vota për, 32 vota kundër dhe 5 abstenime Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Pas votimit të projektligjit të buxhetit në lexim të parë, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka propozuar që shqyrtimi i të njëjtit në lexim të dytë të bëhet me shmangie nga afatet procedurale.
“Amendamentet në projektligj t’i adresohen Komisionit për Buxhet deri me 18 shkurt në ora 16:00. Komisionet parlamentare deri më 19 shkurt në ora 12:00 të shqyrtojnë projektligjin dhe raportet me rekomandime t‘ia paraqesin Komisionit funksional për Buxhet. Komisioni deri më 19 shkurt në ora 24:00 të paraqesë raportin me rekomandime për shqyrtim të dytë në seancën plenare, e shqyrtimi i dytë të bëhet në seancën plenare më 20 shkurt në ora 11:00”, tha Nagavci, transmeton albinfo.ch.
Kundër propozimit të saj ka dalë LDK-ja.
“Sinqerisht nuk po e kuptojmë çka është kjo nguti. Ju e dëgjuat Hekuran Muratin që tha se ende po punojnë me kontrata të 2020-ës, e janë duke kërkuar të shqyrtojnë buxhetin me procedura të shpejta. Cila është kjo nguti, se nuk po ju kuptojmë. Jemi kundër shmangies”, tha Bajrami.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash miratuan këtë propozim të Vetëvendosjes për shmangie nga procedurat.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












