Shkurt.ch
Rezultate pozitive për festat e Gjenevës, por e ardhmja mbetet e pasigurt
Organizatorët e festivalit të Gjenevës kanë dalë me një bilanc pozitiv të ngjarjes, e cila përfundoi të dielën. Lojërat ishin me plot njerëz, shiu nuk ishte i madh dhe vizitorët ishin të lumtur. Megjithatë, e ardhmja e kësaj ngjarjeje festive mbetet e pasigurt.
As drejtori i festivalit të Gjenevës, Christian Colquhoun, as shefi i Turizmit të Gjenevës, zoti Philippe Vignon, nuk kanë dashur të flasin për edicionin e ardhshëm të ngjarjes në vitin 2016. Diskutimet me Qytetin e Gjenevës janë në vazhdimësi, kanë deklaruar thjesht dy zyrtarët.
Forma aktuale e festave të Gjenevës sfidohet në shumë nivele, është shprehur qyteti i Gjenevës nëpërmes këshilltarit administrativ, William Barazzone, i cili dëshiron të rishikojë konceptin. Një iniciativë e nisur do të dorëzohet në fund të muajit. Ajo kërkon festa më të shkurtra si dhe me të vogla.
Këto paqartësi mbi të ardhmen e ngjarjes kanë hedhur një hije disi mbi bilancin pozitiv të edicionit të vitit. Pjesëmarrja ishte e pashembullt. Deri në 20.000 persona kanë qenë të pranishëm në një mbrëmje të vetme në parkun anglez, kanë thënë organizatorët.
Publiku ka reaguar gjithashtu mirë në lidhje me temën e bujqësisë dhe tokës, një temë e përzgjedhur këtë vit. Edicioni i 11 i SlowUp, ngjarje për lëvizshmëri, mblodhi më shumë se 14.000 tifozë, ndërsa fishekzjarret e të shtunës tërhoqën rreth 500.000 spektatorë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












