Kosova

Presidenti i Izraelit uron 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Izraelit uron Kosovën për 18-vjetorin: Numri 18 simbolizon jetën

Presidenti i Izraeli, Isaac Herzog, ka uruar Presidenten e Kosova, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar simbolikën e veçantë të këtij numri në traditën hebraike, përcjell albinfo.ch.

Në letrën e tij, Herzog theksoi se numri 18 përfaqëson “jetën” dhe konsiderohet si një ogur i fortë dhe pozitiv. Ai përmendi gjithashtu pesëvjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, si hapa të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Presidenti izraelit nënvizoi se marrëdhëniet mes dy shteteve janë thelluar edhe pas sulmit të 7 tetorit dhe shprehu pritjen për zgjerimin e mëtejmë të partneritetit në të ardhmen.

Letra mban datën 17 shkurt 2026 dhe nis me fjalët:

“Shkëlqesia Juaj,

Në emër të Shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij, kam nderin t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë suaj. Në traditën hebraike, numri 18 përfaqëson ‘jetën’ dhe shihet si një ogur i fortë dhe pozitiv.”